- Dashuria është det, gjithkush mund të zhytet, por ai që s'din t’notoj,
mund edhe të mbytet!

- Dashuria është e verbër, ç’menduria e përcjell!!

- Dashuria është një kopsht me lule nëse hyn aty dije se u ngule!!

- Dashuria është nje thesar i humbur që kërkohet nga njerzimi,i cili neve na
kujton,pse ja vlenë me jetu!
I cili neve njerizimit na bënë të qmendemi nëse ne atë e fitojmë apo e
humbim.

- "Dashuria e papjekur thotë: "Të dua sepse kam nevojë për ty", dashuria e
pjekur thotë:
"Kam nevojë për ty sepse të dua".

- Dashuri mundet të jap vetëm ai që dashuron!

- Dashuri, një emer, emer që të therë në zemer që kur përmendet emri i saj
lotët rrjedhin e vuajtja s’ka skaj.

- Dashuria e vërtetë është kur zemra dhe mendja jote thonë të njëjten gjë!

- Emer që duhet më shumë se vetvetja emer që e din e ç’është e vërteta,
që të benë njëmijë vjet të jetosh e të benë ç’do gjë ta gëzosh! Dashuria!

- Nëse më do me lerë të qetë që ta vërtetoj se a të dua me të vërtetë,
e nëse kujton se më ke fituar ky është një mendim i yti i gabuar.

- Dikur desha dikend, dhe ndoshta do ta dua, por si dikur dikend, asnjëherë
askend.
Edhe pse nuk jemi bashkë , ende të dua dhe gjithë do të dua.

- Gjithçka që dëshiroja netë dhe ditë të tëra, ishte të të dashuroja me
gjithë fuqinë e qenies sime.
Lutesha që të pranoje të qëndroje pranë meje deri në fund të jetës sime.

- Për mua e vetmja në jetë, në zemrën time, e kaluar, ajo që e deshta me të
vërtetë.
Mos mendo se për ty poezia ime ka marrë fund, sepse fundi nuk i vjen kurrë
edhe nëse ty s’të takoj askund.
Do të vazhdoj të shkruaj deri në fundin e kësaj bote dhe nuk do të harroj
kurrë si më mashtroi dashuria jote.

- I shkruaj asaj që kurr nuk e takova, asaj që në zemër ende e mbaj dhe që
nga fillimi e dashurova.
I shkruaj zërit që kurr se dëgjova, dashurisë që mbet vetëm në mendje, asaj
që vetëm e ënderrova.

- I shkruaj një femre që e dua shumë, i shkruaj i shkruaj, doren s’mund ta
ndalë, i shkruaj në megjes, ditën,
në mbrëmje, në mesnatë, i shkruaj dhe kur jam në gjumë. I shkruaj pa zemër
se zemrën time e ka ajo të falur nga unë .

- I shkruaj në letra, por kujt nuk e di, Enigmes, ënderres që në foto se
pashë, i shkruaj asaj për të cilen mbaj zi,
i shkruaj asaj që në të, në dashuri rashë.

- I shkruaj zemrës që mundohem ta përvetsoj, asaj të cilës dashurinë që kam
ndaj saj nuk din ta kuptojë.

- Më fal zemër se ndoshta më flajet e mija të ledova , me fal shpirt se
ndoshta nga dashurija të gjykova.
Më fal e dashur se veç për ty unë mund të jetojë, më fal Syri im se pa ty
unë nuk dua të egzistojë.

- Mos harro: Se vetëm ty të deshta në këtë botë, mos harro se për ty mbrem
su ndalen lot.
Mos harro se pa ty çdo gjë është e kotë, mos harro se të dua ma shumë se
dje, sotë.

- Më kujto edhe kur të thojnë se nuk jam gjall, mos harro se as guri
s’kishte plas ma parë.
Më thuaj një herë se kotë nuk ishte krejt ky vajtim , mos harro se ti je e
vetmja lumturi në shpirtin tim.

- Mos lejo që të behem i dashurisë, edhe një viktim , më thuajë një herë,
se më don sa të dua shpirti im. Mos mendo se edhe nëse me Ty nuk jam, më
beso se vetëm ty të deshta, me zemër të them!

- Edhe pse thonë se koha hakmerret me harresë ndaj kujtimeve, dashuria ime
për ty kurr nuk do të zbehet.
Dhimbje e madhe për mua do të ishte t'i harroj ditët më të lumtura të jetës
sime.

- Kam kërkuar një njeri si ti pjesën më të madhe të jetës sime, por ishte
shumë vështirë ta gjeja.
Dhe befasisht u ktheva, dhe ti ishe aty.

- Kur të bie shi, dil nga shtëpia dhe leri pikat që bien të të prekin,
janë puthjet e dashurisë që prej shumë kohesh kam dashur të t'i jap.

- Çka të shkruaj kur s’kam as fjalë, nuk kam as zemër, se të gjitha ti kam
falë!

- Lulet nuk mi pranove, tani më ke zemëruar, këtë gjest do ta kuptojë se
dashurinë time ke refuzuar!

- Bie të fle, tek ti mendoj, në enderrat e gjumit ty të shikoj,
zgjohem në mëngjes ty të imagjinoj, për tërë jetën ty të dashurojë.

- Do desha të isha një pikë loti që të lindja në syte e tu, të jetoja në
faqet e tua dhe të vdisja mbi buzët e tua.

- Dy pika lot' për dashuri, dy zemra që ndodhen ende në vetmi,dy zemra të
arta, dy zemra të zjarrta,
e duan njëra tjetrën edhe pse jan të larta !

- Ç'të them tjetër ,tash përveç se mendo mirë. Më lër të iki nëse të pengoj
ose : Të dua ,më thuaj.

- Çdo ditë po vdes nga pak, se dhemjen e kam afër e ty të kam larg. Kam prit
e nuk ke ardhë,
pse s’më vrave ti, po më le të gjallë. Vonë është, vonë është për të qar,
vonë është për të qesh,
vonë është përseri pran meje të jesh!

- Jetoj si në parajsë, në një botë krejt tjetër, nuk di se ç'bëj, nuk di nga
shkoj.
Gjithmon një buzëqeshje më përkëdhel krejt fytyrën kur kujtoj syt e tu.
A nuk e vën re o e dashur se sa i dashuruar jam pas teje?

- Kur më dhe dashurine zbulova jetën, kur të dhashë vetën time zbulova
lumturinë.

- Mbi detin e qet lundronte një flet . Mbi të shkruante të dua për jetë!

- Merre zemren time të shkret mbyte me durë tua pastaj knaqu në këtë botë se
më s’të them të dua!
Se kjo zemër veç për ty ka rrah dikur, por ti këtë se kuptove kurrë!!

- Mos loto nëse shkoj e s'kthehem. Mos më pyet si jam, kur e ndien si
ndiehem.

- Mos më pyet si jetoj kur më ke lënë vetë, mos kërko falje nga zemra që një
herë e vret.

- Mos trokit më në dern time, se ajo është mbyll, së në zemrën që e theve
kurr s’ke për të hyrë.

- Mos më thuaj, se më ke dashuruar, tash është vonë, shumë vonë për tu
penduar.

- Mos më pyet për ato çaste që dikur me mua kalove, mos loto për fatin tonë
qe ti vetë e shkatërrove!!!

- Në mendjen time shpalos kujtime një nga një ,në njëren nga ato e gjejë
tregimin për ty ,athua ku je ti!?
A thua ënderr ishe ti!?

- Nëse nuk të thash se për mua je ti ajo që më fal buzëqeshje, ajo që më fal
ngrohtësi.
Nëse s'ta shpreha dot sa shumë të dashuroj fajin e kish natyra qe si dha
zemrës gojë.

- Një mijë poezi do ti shkruaj për ty ,por asnjëra s’bënë punë ,që të
kthehesh tek unë,
mollë e ndaluar, e ndaluar për ne, qenka dashuria jonë, që u mbulua me dhe!!

- Tash nuk jemi afër, si dikur nuk jemi, përveç njëri tjetërit tjetër gjë
nuk kemi!

- Të pres jashtë botës aty ku realiteti bëhet magji, të pres aty ku urrejtja
bëhet dashuri,
ku lotët kthehen në rreze dielli. Të pres aty ku le krenarinë për gjithmonë,
të pres aty ku zemra ime s’do të vuaj më!

- Sa të çmuar janë sytë e tu pas gjithë kesaj që kam parë. Sa e varfër është
gjithçka që shohë, kur shohë sytë e tu.

- Si guxove që zemrën time të ma marresh ashtu, si rrezikove kaq shumë. Ke
harruar çka të kam thënë!
Borgji me borgj lahet, sepse edhe zemrën tënde kam unë.

- Shumë të dua në këtë natë, eja e mos mbaj inat, mos u bë zemer e ngrutë,
jeta është e shkurtë!

- Pa u lind po e braktis këtë dashuri, mos harro kur më the: Do të jetoj
vetëm për ty, o ti dhe vetëm ti!
Ti je shkaktare për këtë vetëmi.

- Pa ty nuk mundem të rri, pa ty jeta më bëhet hi, pa ty jeta nuk mjafon, se
zemra e ime e shkret vetëm ty të don !

- I thash lotit pse qan mu përgjigj: Për ty! I thash po boll qave pusho, ai
më shumë rrodhi në sy!

- I thash zemres pse je merzitur mu përgjigj në heshtje: Jam lodhur duke
pritur,
më tha me gjysëm buzeqeshje.

- E pyeta ç’kuptove nga dashuria? Më tha: Shpirtin e lenduar nga vetmia,
të gjitha përveç lumturise dhe ngadal fshiu lotët e mia.

- Pastaj në vetmi ngela në dhomë me shoqerin e lotëve në sy dhe me zemren e
lënduar për një vajzë,
se nuk mund të jetoj dot unë pa ty !!

- S'kam besuar se më ik si era, s'kam menduar të jetoj pa ty,
s'besoj se erdhi pranvera derisa s'pushojnë të lotojnë këta sy !

- Në çdo hap në çdo vend dhe në gjum më bie ndërmend. Kur flej më duket të
kam pranë,
kur qeshi më duket më shikon,
kur qaj më duket më pajton. Eja pranë meje !!

- Ti prap më thua se më don, por ti po shkon dhe po gabon. Si harrojë ata
sy, si dhe lotët që të rrodhen ty!

- Ti me fajson për atë gabim, ti po hidhrohesh pa kuptim! Kujtohu se ç’po
bën, dashurin tonë ku po e len!

- Kur rrjedh një lot besoje se e ka me të vërtet, kur vuan një zemer pa ty
nuk rri dot e qet!

- Kur një zë i lenduar do që të tregojë diçka, dëgjoje me vëmendje se për ty
shumë dashuri ka!!

- Kur një dhimbje thërret, mos e luaj më me tej por mbaje pran vetës dhe
shëroje që andej.

- Kur dy sy të shikojnë të lenduar e me trishtim puthi e mbeshteti në zemër,
sepse ata janë sytë e mi, se ti je shpirti im!!

- A t'kujtohet ajo natë ,ajo natë e ftohtë, kur më le e dashur duke qajtë me
lotë!
Mbaje fjalën e dashurisë kurr mos e harro bëhu besnike dhe gjithmonë beso!
Por, prej ditës që s’të pash,
prej ditës që shkove, unë për ty mendoj por ti më harrove !

- Mos më veshtro e heshtur mos më kerko, të lutem më harro!! S’mësove të
duash prandaj do të vuash,
>nuk do të jeshë më puthja ime nuk do të keshe më ledhatime. Të lutem shko,
>të lutem më harro !!

- A e ke provuar atë ndjenjë kur të vjen t’i thuash shpirt, asaj që e
dashura jote s’është?
Kur i thua zemër asaj që nuk rri me ty, pranë, por zemrën me ty e ndan?!

- Ç'do ditë pa ty, është si një ditë pa diell. Ç'do mbrëmje pa ty, është si
një natë pa yje.
Ç'do orë pa ty, është si një jetë pa ndjenja. Ç'do minut pa ty, është një
minut si mos të isha në jetë.
Ç'do sekund pa ty, është si mos t’më rreh zemra.

- Deshirojë të shof me sy e të mos digjem mall për ty, vetëm ta dish se sa
të dua s’do jetoje as një orë pa mua!

- Digjem, përvëlohem se të dua shumë, ditën mendohem, natën rri pa gjumë.

- Dua që sa më pare, kur të zgjohem një mëngjesë, pranë meje të të takoj ty.
Ti je krijesë e veçantë e zemrës sime. Më mungon pa masë!!

- Dy zemra lindin, dy zemra qeshin, dy zemra qajn, dy zemra vdesin. Njeriu
pa dashuri si nëna pa fëmi,
dashuria pa takim si Pranvera pa gjelbrim !!

- E dua edhe shiun tash. I mbyllë sytë dhe e ndjej ende çastin kur më preke
në dorë.
Të shiqova turpshëm, e ti më buzëqeshe.

- E pash shkëlqimin e shikimit tënd në sytë e tu, rrezet e të cilit më bënë
të ndjej dridhje të lehta nëpër gjithë trupin.
As që kam menduar se do të ndihem ndonjëherë ashtu si atë ditë.

- E plaguar zemra ime larg teje, i helmuar shpirti im pa ty ,
kur të takohemi përseri do t’ma shërosh plagen me dashuri!!!

- Eja me mua se ty të kam shpres, eja me mua se pa ty s’du të plakem dhe
vdes.
Ti je djelli që mua më ngroh, ti je ëndrra që unë çdo natë e shoh!

- Eja ti mos vono, eja ti po te pres. Eja ti, vetem ti hapma qiellin!

- Është e pamundur të mos perëndon dielli, kur egziston nata!
Është e pamundur të jetojnë njerezit gjithmon kur egziston vdekja!
Është e pamundur të mos dashuroj kur egziston ti !!

- Fjalët e mija s’di sa ti i kupton, a din ti që zemra ime ty shumë të don !

- Isha duke pi qaj në ty kesh duke mendu,mu derdh qaji nga gota për pak kesh
tu përvelu.

- Kujto erën e malit ,kujto erën e lehtë, kujto zemrën time që të don për
jetë!

- Kur jam në mendimete t’kam pran zëmres sime kur rrugës heci, shkoj, veç
për ty mendoj!

- Kur po e kqyri qiellin, po të shoh ty, kur po e kqyri diellin, po të shoh
ty,
kur po e kqyri hanen, po të shoh ty. Ej, largou bre pak!

- Kur të pash më lindi simpatia.Kur më buzqeshe e dita se qenka dashurija.
Kur më fole e dita se do të më thuash: Të dua,
këtë e vërejta nga buzet e tua.

- Me gishta po shkruaj atë çka kam në mendje që të tregojë, askend për pos
teje nuk e dashurojë !

- Më kujtohet dita kur të takova ty. Në zemrën time ndjeva ngrohtësinë e
flakës që u ndez.
E ndiej edhe tash. Të dua.
Përgjithmon vetëm ty!!

- Më nxeht se në zjarr më shtrejt se liria, në shpirtin tim për ty qëndron
dashuria.

- Mos e merr atë lule që ta falin brigjet po merre zemren time që ajo për ty
digjet.

- Mos mendo se në ty nuk mendojë apo të harroj, vetëm ty të dashuroj!
Zemra ime rreh veç për ty se ty t'kam si dy sy!!

- Në zemren time është një bashqe,në atë bashqe gjindet një lule e ajo lule
m’je ti !

- Nëse nuk të thash se për mua je ti ajo që më fal buzeqeshje ajo që më fal
ngrohtesi,
nëse s'ta shpreha dot sa shumë të dashuroj fajin e kish natyra që si dha
zemrës gojë!

- Nëse ti më don ma thuajë të vërtetën, s'do ta jap veç zemren por por ta
jap dhe jetën.
Nëse ke zemer ndaje bashk me mua, nëse ke fjalë, më thuaj të dua!!

- Nuk di. Nuk njoh. Nuk dua të kuptoj. Nuk dua veç... të harroj!

- Nuk di shumë, por e di se ti je arsyeja pse unë jetoj. Kur ma dhurove
dashurinë, më mësove se si duhet jetuar.

- Nuk e di ndryshe si ta përshkruaj këtë ndjenjë përveq me fjalët se,
kur unë jamë pranë teje thjesht fluturoj në lartësitë hyjnore dhe ndihem si
krijesë më e pasur në botë.

- Një ditë më pyete: Kë dua më shumë?! Tu përgjigja: Jeten time. Ti ike duke
qarë pa e ditur se ishe ti "Jeta ime" !!

- Oh po po, e imja do të jesh,duart e mija kane me t'zhvesh...,
oh po po,une veç një gjë e di, të gjithë do t'na kenë lakmi.

- Pa ty hëna nuk ka dritë,pa ty djelli nuk rrezit,pa ty jeta ime nuk ka
kuptim se ty të dua ,
veç ty shpirti im !

- Puthja! Dy herë hyra sot ne dush, dy herë dola i tharë. Puthjen që më le
në gushë nuk desha uji të ma marrë!!

- Puthjet më të ëmbla ti mi ke dhuru jeten ty ta fala kur më the: Të du!

- Që nga hera e parë kur unë ty të shikova, nga ato momenente unë në ty u
dashurova !

- Sa kam deshirë të lahem me ty në kadë të më reshqasish mbi trupin tim ta
ndjej aromen tënde ..
miss you .. puthje zemër!!

- Se gishta si ata kurre s'kisha parë, zemren të ta krehin radhë më radhë.
Të të puthin shpirtin, buzë si ato
s'kisha ndjerë, dehje si ajo s'më kish ndodhur tjetër herë!!

- S’pata kohë të them: Të dua, se më ndalen buzët tua që gjithmon tash po më
shfaqen sikurse diten edhe naten!

- Sytë e tu aspirin, goja jote ampicilin, durt e tua andoll , zëri yt i
ëmbel sirup për koll.
Deshta me të tregu ,se je ilaq për mu !!

- Shiu rrjedh nga qielli,uji nga deti, më dhuro një puthje se nuk bëhet
kiameti !

- Të dua pa masë të dua pa mbarim të dua më shumë se sa shpirtin tim.

- Të dua ,të dua për ty do të vdes por ti a më don mua? Përgjigje po të
pres!

- Të dua me shpirt ,të dua me zemër dëshirojë të kemi të njëjtin mbiemer.

- Të dua si vetë vetën nuk gënjej në dashuri, përgjithnjë të jesh e imja dhe
e vetmja lumturi!!

- Të dua - shqip, Je t'aime - frangjisht, Ik hou van jou -flamisht ,Jeg
elsker deg -norvegjisht,I love you -
anglisht,ich liebe dich-gjermanisht …,të dua seriozisht.

- Të falënderohem për atë që më the “PO” si dhe për kujtimet e mrekullueshme
që edhe sot në zemrën time shfaqin lumturi.
Të falënderohem për buzëqeshjet tua dhe puthjet. Të falënderohem për
dashurinë tënde.

- Të kisha qen shqiponjë të kisha fluturu, kisha ardh tek ti një puthje ta
kisha dhuru,
në sy të kisha shiqu dhe me mall të kisha përqafu !

- Ti je një dëshirë magjike që çdo një deshiron të ketë, dëshira ime u
plotsua se të kam ty për jet.

- Ti je një ënderr e nates, shumë herë për ty ënderroj, kur vjen në ëndrren
time dijë se shumë të dashurojë.

- Ti je ëndrra që ëndrroj ti je shpirti që më mban, të takova dhe më ike
tash të ndjejë që s’të kam pran.

- Ti je shpirti që m'frymon fryma jote gjall më mban, ti je hana që ndriçon
rrezet tua dritë më bajn.

- Ti je shpres ti je gëzim ti je loqka e shpirtit tim të kam hënë të kam
diell të kam zemer të kam shpirt
të pres me shpresë me pa durim që t’më bëhesh fati im.

- Të ëndërrosh një Princeshë është mrekulli, por të dashurosh një Princeshë
është e pa përshkrueshme. Princesha ime!

- Ti je zogu im i dashurisë. Do të dëshiroja më shumë se gjithçka tjetër në
botë, të jem pranë teje.
Kur ti je largë meje, jamë sikur zogu pa një krah.

- Ti s'vjen, koha është ndaluar unë qaj për ty retë qajnë për ne!

- Unë e di se dashuria e jonë ashtu siç është, është më e fortë se vet ne,
është më e fortë edhe se gjithë të tjerët.

- Veç një herë,veç një herë do të doja të t'puthja veç një herë,
veç një fjalë ooo veç një fjalë do të doja të t'thoja o mojë vajzë,
do të doja të t'du, vetëm ti je për mu,dua të ledhatojë e të përqafojë!Do të
doja të fluturojë lart në yje të vallzojë,
me ty do të doja jetën ta kaloja!!

- Veç një çast do doja,veç një çast zërin ta dëgjoja,do të doja veç fytyrën
ta shikoja,
do të doja veç një çast me ty të qëndroja,
do të doja veç një çast puthjen tënde ta shijoja
 
                                                                                      shqipe mali

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free